en-US
 
  • Site
  • Web
Search


Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke  zbatuar projektin Trajnimi profesional dhe mundësitë për gjenerimin e të ardhurave në bujqësi për gratë dhe të rinjtë që jetojnë në zonat rurale të Kosovës, periudha e zbatimit të projektit korrik 2019 dhjetor 2020 i përkrahur nga Donatori  CFD nga Zvicra. Projekti do të përfshijë komunat: Lipjan, Shtime, Vushtrri, Mitrovicë, dhe Zubin Potok.

Një prej objektivave të projektit është rritja e mundësive për punësim për të rinjtë nëpërmjet punës praktike dhe trajnimit profesional për studentët.  Në kuadër të këtij projekti  janë paraparë edhe aktivitetet, siç janë: Trajnimet për punë praktike dhe sistemimi në punë praktike. Këto  aktivitete do të zbatohen në bashkëpunim me Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, Fakultetin  e Teknologjisë Ushqimore dhe Fakultetin Filozofik-Departamenti i Sociologjisë.

Andaj ftohen studentёt nga Fakulteti i Bujqësisë  dhe Veterinarisë, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore  si dhe Fakultetin Filozofik, që të  aplikojnë për angazhimin në praktika të ndryshme që përshtaten me profesionin e tyre. Numri i studentëve në këtë punë praktikë do të jetë gjithsej 10 për periudhën 2019-2020.

Fillimisht, studentët e përzgjdhur do të vijojnë trajnime 5 ditor në Qendrën Edukuese të Fermerëve –IADK, Sfaraqak i Ulët, komuna Vushtrri në fundin e muajit korrik 2019. Shpenzimet e udhëtimit dhe ushqimit do të kompensohen nga projekti.

Pas përfundimit të trajnimeve, ky grup do të kryej  punë praktike 3 mujore në IADK,  në kompani, institucione dhe organizata të ndryshme, ndërsa kandidatet do të kenë një kompensim simbolik, pёr tё mbuluar shpenzimet e ushqimit, të komunikimit dhe të udhëtimit në baza te rregullta mujore. Puna praktike do të bëhet në periudhën gusht 2019 deri ne tetor 2020 varësisht nga kërkesat e kandidateve.

Kandidatёt e përzgjedhur duhet tё plotësojnë kriteret e përcaktuara me projekt.

KRITERET QË DUHET  PLOTËSUAR   KANDIDATËT  JANË :

a)       Studentёt nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe Fakulteti Filozofik-departamenti sociologji, që janë në vitin e fundit të studimeve ose kanë përfunduar studimet dhe që janë pa punë.

b)        Studentët të interesuar për praktikё duhet të jenë nga këto komuna përkatëse: Lipjan, Shtime, Vushtrri, Mitrovicë, dhe Zubin Potok.

c)       Studentёt që shprehin gatishmëri/përkushtim për pjesëmarrje në trajnime dhe në punënpraktike në kompani/agrobiznese, institucione dhe  organizata tjera duhet të jene të rregullta në trajnime dhe në punë.

d)          Përparësi kanë antarët e familjeve të cenuara,                                                                                                                                                                                                                                                            

Aplikacioni mund të merren në zyrat e IADK-së, nё adresë fshati Sfaraçak i Ulët, Nr.11, Vushtrri, online duke klikuar këtu ose përmes emailait hafize_veseli@hotmail.com.

Aplikacioni mund të dorëzohet në zyrat e IADK-së ose përmes emalit: hafize_veseli@hotmail.cominfo@iadk.org

Për informata shtese mund të kontaktoni në  +383 49 467 531 .

Shpallja  për aplikim është i hapur nga data 04.07.2019 deri më 18.07.2019