en-US
 
  • Site
  • Web
Search

SHPËRNDAHEN PAJISJET ESENCIALE PËR PUNË

Më 26 dhe 27 Qershor 2019 në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë”, janë shpërndarë disa pajisje për punë për grupet e të rinjve që kanë përfunduar programet trajnuese në sektorin e perimtarisë. 

Projekti ka nё fokus ofrimin e njohurive praktike pёr tё rinjtë tё cilёt kanё potencial pёr t’u marrё me aktivitete bujqësore, megjithatë pas përfundimit tё programeve trajnuese ёshtё planifikuar njё mbështetje simbolike me disa pajisje esenciale për punë.


“Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë”, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).