en-US
 
  • Site
  • Web
Search

INICIATIVA PËR ZHVILLIMIN E BUJQËSISË NË KOSOVË DHE MJEDRAT E KOSOVËS VAZHDOJNË PËRKRAHJEN E FERMERËVE NË SEKTORIN E PËRPUNIMIT TË FRUTAVE TË IMTA.

IADK dhe 'Mjedra e Kosovës' organizuan trajnim praktik, në prodhimin e xhemit të dredhëzave në fshatin Izbicë, komuna Skenderaj. Trajnimi është organizuar në njësinë përpunuese të pemëve dhe perimeve, ku pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë të shohin të gjithë linjën e përpunimit në mënyrë praktike në prodhimin e xhemit te dredhëzës. 

  

Trajnimi ka ofruar informacione të rëndësishme mbi menyrat e prodhimit në forma tradicionale dhe nevojën e standardizimit të procesit teknologjik për të arritur cilësinë e dëshiruar.


Të pranishëm ishin përfaqësuesit e Mjedra e Kosovës, GIZ të cilët financuan projektin dhe grupi i grave nga fshati Izbicë.