en-US
 
  • Site
  • Web
Search

VAZHDON MBËSHTETJA ME MEKANIZËM BUJQËSORË, OFRUAR NGA IADK PËR TË RIKTHYERIT NË KOMUNAT SKËNDERAJ DHE DRENAS

IADK si liderë e zhvillimit të bujqësisë, në kuadër të projektit “Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë, ka vazhduar të përkrahë të riatdhesuarit nga komuna e Skënderajit dhe Drenasit.

Nëntë (9) të riatdhesuar nga Komuna e Skenderajt dhe Drenasit, patën mundësinë që të përfitojnë mbështetje me mekanizëm bujqësorë nga organizata IADK. Gjithsej 22 pajisje bujqësore (kositëse 135/165, spërkatëse 400L, grabuja diellore dhe me traka, moto kultivatorë me frezë, shpërndarëse plehu artificial dhe ngarkues plehu) u shpërndan në mënyrë solemne nga Drejtori i IADK-së Z. Zenel Bunjaku.

     

Pajisjet bujqësore të shpërndara, do t’i ndihmojnë 9 përfituesve që të rrisin volumin e punës, të shtojnë sipërfaqet punuese, të rrisin cilësinë dhe sasinë e prodhimeve bujqësore dhe njëkohësisht të gjenerojnë më shumë të ardhura.

IADK, uron përfituesit dhe zotohet se do të jetë pranë tyre me ofrimin e këshillave praktike, ofrimin e lehtësirave në tregje me qëllim që edhe të rikthyerit të kenë mundësi pune dhe gjenerim të të ardhurave. Po ashtu, IADK edhe në të ardhmen do të vazhdojë të përkrah të rikthyerit edhe në komunat tjera ku projekti është aktiv.