en-US
 
  • Site
  • Web
Search

ORGANIZATA IADK, SI LIDERE E ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, VAZHDON PËRKRAHJEN PËR TË RIATDHESUARIT ME MEKANIZËM BUJQËSORË

IADK në kuadër të projektit “Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë, po vazhdon të përkrahë në vazhdimësi të riatdhesuarit në sektor të ndryshëm të bujqësisë.

Pas përkrahjes së përfituesve (të riatdhesuarve) me serra, plantacione me arra, laktofriz dhe makinë mjelëse, IADK po vazhdon të përkrahë të riatdhesuarit me mekanizëm bujqësor. Në këtë fazë, IADK së bashku me partnerët ka mbështetur 4 përfitues me mekanizëm bujqësorë në komunën e Drenasit.

  
Këto pajisje bujqësore, do të ndikojnë në lehtësimin e punëve, rritjen e efikasitetit, gjithashtu do të ndihmojn fërmerët që të gjenerojn të ardhura për vete dhe familjet e tyre. Për më tepër, paisjet do të kenë ndikim në zgjerimin e fushave të kultivuara me kultura të ndryshme bujqësore.

Projekti do të vazhdoj të mbështesë të rikthyerit në zonat rurale, përmes shpërndarjes së granteve, trajnimeve teorike, këshillave direkte, me qëllim rritjen e produktivitetit, efikasitetit në veprimtarinë bujqësore si dhe gjenerimin e të ardhurave që do të rezultojë me përmirësim të gjendjes ekonomike.