en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK VAZHDON PËRKRAHJEN PËR TË RINJTË

Në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë”, janë duke vazhduar trajnimet me grupet e të rinjëve në sektor të ndryshëm të bujqësisë.

Gjatë vitit 2019 përmes projektit do të ofrohen njohuri teorike dhe praktike pёr tё rinjёt tё cilёt kanё potencial pёr tu marrё me aktivitete bujqёsore në 5 komuna (Gjilan, Kamenicë, Rahovec, Pejë dhe Zubin Potok). 



Programi trajnues në sektorin e pemëtarisë është përfunduar me grupet e të rinjëve nga Rahoveci dhe Zubin Potoku, derisa trajnimet në sektorin e blegtorisë, perimtarisë dhe kultivimit të bimëve mjekësore do të vazhdojnë edhe gjatë qershorit.

Në përfundim të programeve trajnuese për të rinjët është planifikuar edhe njё mbёshtetje simbolike me disa pajisje esenciale pёr punё, të cilat do të përdoren gjatë aktiviteteve të të rinjëve në fushën e bujqësisë.

     

Në kuadër të këtij planifikimi për 20 të rinjët nga Rahoveci dhe Zubin Potoku, të  trajnuar në sektorin e pemëtarisë sot më 31.05.2019 është bërë shpërndarja e pajisjeve esenciale për punë, përkatësisht të rinjët janë furnizuar me nga një pompë spërkatëse dhe me gërshër profesionale për krasitjen e pemëve.

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë”, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).