en-US
 
  • Site
  • Web
Search

MBAHET SESIONI INFORMUES NË KOMUNËN E VITISË

IADK ka filluar zbatimin e projektit “Përkrahja e  grave dhe vajzave në fuqizimin ekonomik përmes vetëpunesimit dhe ngritjeve të kapaciteteve profesionale të tyre” si pjesë e "Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD)", i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).  

Projektit do të kontriboj në fuqizimin ekonomik të grave duke krijuar mundësi punësimi dhe përmirësimin e mirëqenies së tyre dhe të familjeve të tyre përmes ngritjes së kapaciteteve profesionale në përpunim të ushqimit.

.

Takimi u mbajt nё sallën e Kuvendit në Shtëpinë e kulturës në Viti,  ku të pranishmit janë informuar  lidhur me qëllimin e projektit, aktivitetet e projektit si dhe mënyrën se si mund të përfshihen në projekt.

Të pranishëm ishin rreth 45 pjesëmarrës, përfaqësues të komunës, UNDP-së, përfaqësuese të shoqatave të grave dhe të ftuar të tjerë. Në fund të sesionit informues është prezantuar edhe aplikacioni për trajnime dhe iu është shpërnda atyre që kanë shprehur interesim për aplikim.