en-US
 
  • Site
  • Web
Search

FALË KËSHILLAVE DIREKTE, TË RIATDHESUARIT ZBATOJNË ME SUKSESË PRAKTIKAT E MIRA NË KULTIVIMIN E PERIMEVE NË SERRË

Ekspertët e organizatës IADK vazhdojnë në ofrimin e këshillave direkte me qëllim zbatimin e projektit Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, i financuar nga Deutsche Geselchaft für internationale Zsammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë.
     
23 të riatdhesuar (nga komunat e përzgjedhura) pas mbështetjes me serra, inpute dhe fidane nga organizata IADK, kanë realizuar mbjelljen dhe vazhdojnë me kultivimin e perimeve sipas praktikave të mira bujqësore të përftuar nga ekspertët e IADK-së. Këshillat janë ofruar në serrat e tyre, me qëllim përgatitjen e tokës, plehrimet e nevojshme, përgatitja e distancave, mbjellja e fidaneve, kujdesi i bimëve pas mbjelljes, lidhja e bimëve, heqja e sqetullorëve, plehrimet e nevojshme dhe masat mbrojtëse.  

Këshillat direkte, do ti mundësojnë përfituesve që të jenë kompetentë në punën e tyre, të rrisin sasinë dhe cilësinë e prodhimit, të kenë treg të sigurt e cila do të rezultoj me gjenerim të të ardhurave dhe mundësi punësimi. 

Këshillat e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim që përfituesit të ndihen të sigurt me punën që bëjnë, dhe së bashku me ndihmën e organizatës IADK të arrijnë objektivat e përbashkët e që janë, gjenerimi i të ardhurave, punësimi dhe një jetë më të mirë në vendin e tyre.