en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK  VAZHDON TË PËRKRAHË PËRFITUESIT E SEKTORIT TË BIMEVE MJEKËSORE

IADK në kuadër të projektit “Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit” përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë ka vazhduar me shpërndarjen e fidanëve të bimëve mjekësore dhe sistemit të ujitjes 45 përfituesit e projektit.

Paketa mbështetëse përfshinë fidanë të bimëve mjekësore, inpute përcjellëse sistem të ujitjes, serra tharëse dhe mekanizëm bujqësor.

Këto pajisje do të ndikojnë në lehtësimin e punëve dhe do të rrisin efikasitetin për kultivim te bimëve mjekësore dhe aromatike, po ashtu do të ua lehtësojnë edhe zgjerimin e fushave të kultivuara me bimë mjekësore dhe aromatike.