en-US
 
  • Site
  • Web
Search

REALIZOHET VIZITA STUDIMORE ME GRUPET E TË RINJVE

Më 02 Maj 2019 është organizuar vizita për shkëmbim të eksperiencave në fushën e pemëtarisë me dy grupet e të rinjve, të cilët kanë përfunduar programin trajnues për praktikat e kultivimit të pemëve.

IADK është duke zbatuar projektin “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë”, i cili përfshinë mes të tjerash trajnimet për grupet e të rinjve në sektorë të ndryshëm të bujqësisë, me qëllim të rritjes së mundësive te të rinjtë për shfrytëzim sa më efektiv të resurseve natyrore, përkatësisht inkuadrimin e tyre në sektorin e prodhimtarisë bujqësore që të plotësohen sa më shumë kërkesat e tregut tonë me prodhime vendore.

     

Dy grupe të të rinjve nga komuna e Rahovecit dhe nga komuna e Zubin Potokut ishin pjesëmarrës në vizitë studimore ku të rinjtë patën mundësi ti shohin dy pemishte: njëra me mjedër dhe tjetra me mollë dhe të shkëmbejnë njohuri me fermerë kultivues.

Së pari është vizituar pemishtja me mjedër në Zubin Potok ku të rinjtë patën mundësi të shohin një pemishte intensive e përcjellë me tërë infrastrukturën e duhur për një prodhimtari maksimale. Ata u informuan me perspektiven e mjedrës në Kosovë si dhe me problemet dhe sfidat  që përballen çdo ditë këta fermer. Të rinjtë u pritën  nga fermeri i cili na informoj për praktikat e kultivimit te mjedrës  (mirëmbajtjen, krasitjen, spërkatjen, harrja, si dhe metodat e vjeljes së frutave te mjedrës etj.)

Vizita e dytë është bërë në fshatin Vaganicë, Komuna e Mitrovicës, atu panë një pemishte intensive me mollë ku pronari na informoj për mënyrat e mirëmbajtjes së pemishtes, krasitjen dimërore, ujitjen, plehërimin dhe mbrojtjen e pemëve gjatë vegjetacionit.

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).