en-US
 
  • Site
  • Web
Search

TË RIATDHESUARIT FILLOJNË KULTIVIMIN E PERIMEVE PËRMES MBËSHTETJES SË IADK-SË ME SERRË DHE FIDANË

Organizata IADK si lidere e zhvillimit të bujqësisë në Kosovë, vazhdon zbatimin e projektit Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, i financuar nga Deutsche Geselchaft für internationale Zsammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë.

  

23 të rikthyer pas plotësimit të kritereve janë mbështetur nga organizata IADK me qëllim që të kenë një vend pune dhe të gjenerojnë të ardhura për familjen. Paketa mbështetëse përfshinë serrë me madhësi 200 m2, inpute përcjellëse (sistem të ujitjes, pompë spërkatëse, foli për mulqirim etj) dhe fidanë të domates, specit dhe trangullit. Përfituesit janë nga komunat ku projekti operon: Skënderaj, Malishevë, Rahovec dhe Klinë.

     
Me qëllim që mbjellja e fidanëve në serrë të bëhet sipas standardeve të kërkuar, përfituesit janë udhëzuar përmes këshillave direkte, rreth përgatitjes së parcelës, vendosjes së sistemit të ujitjes dhe mbjelljes së fidanëve. Këshillat direkte do të vazhdojnë gjatë vitit, me të vetmin qëllim që përfituesit të jenë kompetent për punën në serrë, dhe si rezultat i punës të gjenerojnë të ardhura. Krahas këshillave, përfituesit do të kenë mundësi të shkëmbejnë përvojat e tyra gjatë vizitave studimore që do të organizohen në Kosovë dhe regjion. Investimet, këshillat dhe vizitat do të jenë një motiv shtesë që të rikthyerit të kenë një aktivitet ekonomik, nga ku do të gjenerojnë të ardhura nga puna e tyre.