en-US
 
  • Site
  • Web
Search

SHPËRNDARJA E GRANTEVE NË KOMUNEN E FERIZAJT

IADK pas përzgjedhjes dhe nënshkrimit të kontratave ka bërë shpërndarjen e granteve për pesë përfituese në komunën e Ferizajt te cilët kanë përfituar laktofrizë 300l dhe nga tre bidonë për qumësht.

Këto grante janë mundësuar nga projekti “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës” i financuar nga Donatori Brot fűr die Welt (BfdW)  nga Gjermania , dhe bashkëfinancuar nga Komuna e Ferizajt.


Për të gjithë përfituesit do të realizohen edhe këshilla dhe trajnime rreth shfrytëzimit te pajisjeve, trajnime për përmirësimin e kualitetit të qumështit  dhe menaxhimin e fermave.