en-US
 
  • Site
  • Web
Search

TË RINJTË/STUDENTËT FILLOJNË PUNËN PRAKTIKE

Nga fillimi i muajit Prill 2019 ka filluar sistemimi i të rinjve/studentëve në punë praktike nëpër kompani dhe institucione të ndryshme për të cilat ata janë përcaktuar, me qëllim të përfitimit të njohurive praktike në fushat përkatëse që ndërlidhen me shkollimin e tyre. 

IADK është duke zbatuar projektin Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë”, i cili ka periudhën dy vjeçare të zbatimit (2018/2019). Projekti ka për qëllim lehtësimin e qasjes për integrimin e të rinjve në tregun e punës. Në aktivitetin për përkrahjen e të rinjve/studentëve të diplomuar në drejtimin e bujqësisë dhe teknologjisë ushqimore për këtë vit janë përzgjedhur 15 të rinj/student në 5 komuna (Gjilan, Kamenicë, Rahovec, Pejë dhe Zubin Potok) të cilët do kryejnë punën praktike, në periudhë 3 mujore në kompani apo institucione të ndryshme.

Gjatë muajit prill  10  prej tyre kanë filluar me punën praktike, me të cilët janë nënshkruar marrëveshje punësimi praktik dhe janë sistemuar në vendet e punës për kryerje të praktikës, ndërsa 5 studentët tjerë do të fillojnë punën praktike gjatë muajve të ardhshëm.

     

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).