en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK KRIJON MUNDËSI PUNE DHE GJENERIM TË TË ARDHURAVE PËR TË RIKTHYERIT, PËRMES KULTIVIMIT TË ARRËS

Organizata IADK vazhdon zbatimin e projektit Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, i financuar nga Deutsche Geselchaft für internationale Zsammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë.

     

Me qëllim krijimit të vendeve të punës të cilët do të rezultojnë me gjenerim të të ardhurave, IADK në kuadër të projektit, ka mbështetur katër (4) fermerë në Komunën e Skenderajit (Kreshnik Ademi, Mentor Ademi dhe Tafil Smajli) dhe Malishevës (Milit Begaj) në mbjelljen dhe kultivimin e arrës.


Përfituesit e përzgjedhur janë mbështetur me mbjelljen e sipërfaqes prej 50 ari, me dy kultivarë të arrës (chandler dhe franquette). Krahas mbështetjes me fidane, përfituesit janë paisur edhe me material tjetër përcjellës si: sistem të ujitjes, plehra mineral dhe kristalor, dhe rrethojë. Me qëllim që pemishtja të mbillet me standarde të kërkuar, përfituesit janë mbështetur me trajnime rreth përgatitjes së parcelës, përgatitjes së fidanëve dhe mbjelljes së tyre. Mbështetja për fermerët do të vazhdon edhe gjatë vitit, kryesisht me trajnime direkte dhe vizita studimore në Kosovë dhe regjion. Investimet e tilla janë afatgjata, si të tilla do ti mundësojnë fermerëve që të sigurojnë vend të punës dhe të risin të ardhurat si rezultat i kultivimit dhe shitjes së arrave.