en-US
 
  • Site
  • Web
Search

PËRFUNDOJNË TRAJNIMET NË PRODHIMTARI ORGANIKE TË BIMËVE MJEKËSORE DHE AROMATIKE

Nga data 25-28 Mars 2019 janë mbajtur 4 ditë trajnime me trajner: Prof.Ass.Dr. Enver Isufi nga Instituti i Bujqësisë Biologjike nga Durrësi, për stafin e IADK-së, përfaqësuesit e komunave dhe pikat grumbulluese, të përzgjedhur për të ndjekur trajnimet profesionale në prodhimtarinë organike të bimëve mjekësorë dhe aromatike.

     

Gjithsej janë mbajtur 8 ditë trajnime, ku programi i katër ditëve të para është mbajtur më datat 25-28 Shkurt 2019, gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit patën mundësinë të njohin praktikat e mira bujqësore në prodhimtarinë  organike të bimëve mjekësore dhe aromatike si dhe mbrojtjes nga sëmundjet dhe dëmtuesit, tharjes, ambalazhimit,  ruajtjes, dhe rëndësisë së bimëve mjekësore, po ashtu janë mbajtur edhe trajnime ne praktikë tek prodhuesit dhe eksportuesit e BMA.

Këto trajnime janë të dobishme për të përballuar kërkesat në rritje si në sasi dhe në cilësi për bimët  mjekësore dhe  aromatike  në Kosovë të cilat janë një potencial i mirë për rritjen e mirëqenies së familjeve dhe fermerëve  në zonat rurale  dhe më gjerë, dhe eksportit të këtyre produkteve ne shtetet e Bashkimit Evropian.

Trajnimet janë mbajtur në  kuadër të projektit “Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit” të përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.

Pas përfundimit të trajnimeve pjesëmarrësit kanë marrë certifikata të pjesëmarrjes në trajnime nga IADK, dhe drejtori egzekutiv i IADK-së Z. Zenel Bunjaku ka ndarë mirënjohje për ekspertin Z. Enver Isufi për kontributin e tij të dhënë në këto trajnime.