en-US
 
  • Site
  • Web
Search

MBAHET TAKIMI INFORMUES ME STUDENTËT E PËRZGJEDHUR PËR PUNË PRAKTIKE

IADK është duke zbatuar projektin “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë”, përmes së cilit synohet lehtësimi i qasjes për integrimin e të rinjve në tregun e punës. Në aktivitetin për përkrahjen e të rinjve/studentëve të diplomuar në drejtimin e bujqësisë dhe teknologjisë ushqimore, ky është viti i dytë në të cilin përzgjedhën 15 studentë të rinj për kryerjen e punës praktike 3 mujore. Sikurse nё vitin e kaluar edhe kёtё vit janë përzgjedhur  15 student përfitues në 5 komuna të tjera, nga 3 student në secilën komunë: Gjilan, Kamenicë, Rahovec, Pejë dhe Zubin Potok.

Takimi u mbajt nё IADK  dhe kishte pёr qёllim informimin mё tё detajuar pёr mёnyrёn e sistemimit nё punё praktike, vendin dhe kohёn e kryerjes sё punёs praktike. Tё rinjёt/studentёt   u priten nga drejtori ekzekutiv i IADK-së dhe u sugjeruan qё tё orjentohen mё tepёr kah kompamnitё private pёr tё kryer punёn praktike, ngase gjasat pёr punёsim janё shumё mё tё mёdha nё sektorin privat.

     

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).