en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK NËNSHKRUAN KONTRATAT ME PËRFITUESIT E SERRAVE

IADK nё kuadër të projektit trevjeçar (2017-2019)  “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës”, i financuar nga donatori  BfdW nga Gjermania,  bashkëfinancuar edhe nga Komuana e Vushtrrisë dhe kontributi i fermerëve përfitues, do të ndërtoj 6 serra me sipërfaqe nga 160 m², të përshtatshme për kultivimin e perimeve.

Me qëllim të arritjes së objektivave të projektit dhe shfrytëzimit të drejt të serrave, më 19 Mars 2019 është bërë nënshkrimi i kontratave me përfituesit, në të cilat janë specifikuar përkrahjet dhe obligimet e palëve të përfshira në këtë projekt.

Përfituesit përveç serrave do të furnizohen edhe me inputet përcjellëse si janë: sistemi i ujitjes, folja e zezë, rrjeta për hijezim të serrave, mbjellëse të fidanëve dhe fidanёt e perimeve.  

     

IADK për të gjithë përfituesit do të ofrojë edhe shërbime profesionale për praktikat më të mira të kultivimit të perimeve, me qëllim të arritjes së rezultateve maksimale si në prodhim ashtu edhe në kualitetin e perimeve.

Në kuadër të këtij projekti janë përzgjedhur edhe 4 përfitues të serrave të ngjashme edhe në Komunën e Shtimes, me të cilët gjatë kësaj jave po ashtu do të nënshkruhen kontratat për furnizim me serra dhe inpute përcjellëse.