en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK  MBANË TRAJNIME ME TË RINJT NË SEKTORIN E BUJQËSISË

Në kuadër të  projektit “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë”,  IADK  ka filluar mbajtjen e trajnimeve me të rinjtë në sektorin e bujqësisë. Qëllimi i këtij projekti është bartja e njohurive profesionale te të rinjtë të cilët merren apo kanë potencial për t’u marrë me bujqësi, blegtori dhe përpunim të prodhimeve bujqësore. Përmes projektit në vitin 2018 janë trajnuar dhe certifikuar 160 të rinjë nga komunat: Drenas, Istog, Mitrovicë, Podujevë dhe Viti, ndërsa këtë vit trajnime të ngjashme do të organizohen për 160 të rinjë në 5 komuna tjera, siç janë: Gjilan, Kamenicë, Rahovec, Pejë dhe Zubin Potok.



Gjatë marsit kanë filluar trajnimet në sektorin e pemëtarisë dhe blegtorisë, me grupet e të rinjëve nga Komuna e Rahovecit, Kamenicës dhe Zubin Potokut. Programi trajnues përfshinë mbajtjen e trajnimeve teorike dhe pjesën praktike në teren, pastaj trajnime në aspektin e menaxhimit të fermës dhe mënyra e përgatitjes së projekt-propozimeve, si dhe vizita shkëmbyese në ferma më të avancuara në Kosovë, me qëllim të përfitimit të eksperiancave më të mira në prodhimtarinë bujqësore.

     

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).