en-US
 
  • Site
  • Web
Search

TË RIATDHESUARIT NDIHEN TË PËRKRAHUR DHE TË SIGURTË PËR TË JETUAR NË KOSOVË

Organizata IADK vazhdon zbatimin e projektit “Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, i financuar nga Deutsche Geselchaft für internationale Zsammenarbeit (GIZ) GmbH.
 

Në kuadër të këti projekti, IADK ka mbështetur z. Ilaz Kajtazi i rikthyer nga Gjermania që të fillojë një aktivitet ekonomik. Z. Ilaz, merret me këtë sektor që një kohë të gjatë, mirëpo gjithmonë ka hasur në vështirësi sa i përket kultivimit, cilësisë dhe sasisë së kulturave të prodhuara, kjo për arsye se gjatë kohëve të ftohta, një nga anëtarët e familjesë është dashur gjithmonë që gjatë natës të krijoj ambient të nxehtë për bimët dhe atë në forma të ndryshme. Andaj, me qëllim që të përmirësojmë kushtet e punës, të rrisim cilësinë dhe sasinë e prodhimeve, është dizajnuar paketa mbështetëse, që ka për qëllim të instalojë nxehjen qendrore me 50kW në serrën mbi 1.4 ari. Instalimi i nxemjes do t’i mundësojë Z. Ilaz që së bashku me gruan e tij znj. Fatmire të krijojnë të ardhura nga kultivimi i luleve, fidanëve dhe perimeve.