en-US
 
  • Site
  • Web
Search

MBAHET RAUNDI I DYTË I SESIONEVE INFORMUESE ME FERMËRET E KOMUNËS SË ZVEÇANIT

Pas mbajtjes së sesioneve informuese, raundit të parë me datë 06.03.2019  në ndërtesën e komunës së Zvecanit është mbajtur raundi i dytë i sesioneve informuese ku kanë marrë pjesë 42 pjesëmarrës, si dhe në qendrën për komunitete në fshatin Lipë/Kelmend ku kanë marrë pjesë 10 pjesëmarrës, ndërsa  më datë 07.03.2019  në shkollat në fshatrave Boletin dhe Zhazhë  ku kanë marrë pjesë 19 pjesëmarrës janë mbajtur edhe raundi i dytë i sesioneve informuese me qëllim të sqarimit të kritereve dhe formës së aplikacioneve.

IADK është mandatuar nga DRC-ja për zbatimin e komponentës bujqësore në kuadër të projektit "Përkrahja e Ndërmarrësisë Shoqërore dhe Promovimi i Fuqizimit Social-Ekonomik në Komunitetet Minoritare në Kosovë", projekt ky i përkrahur nga Agjencioni Suedez për Bashkëpunim në Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).
 
     

Në këto sesione pjesëmarresit janë informuar në detaje lidhur me kriterete për perfitim të granteve, dhe në plotësimin e drejtë të aplikacioneve.