en-US
 
  • Site
  • Web
Search

PËRFUNDON PROGRAMI I PARË I TRAJNIMEVE NË PRODHIMTARI ORGANIKE TË BMA

Nga data 25-28 Shkurt 2019 janë mbajtur 4 ditë trajnime me trajner: Prof.Ass. Dr. Enver Isufi për stafin e IADK-së, përfaqësuesit e komunave dhe pikat grumbulluese, të përzgjedhur për të ndjekur trajnimet profesionale në prodhimtarinë organike të bimëve mjekësorë dhe aromatike.

Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit patën mundësinë të njohin praktikat e mira bujqësore në prodhimtarinë  organike të bimëve mjekësore dhe aromatike si dhe mbrojtjes nga sëmundjet dhe dëmtuesit, tharjes, ambalazhimit,  ruajtjes, dhe rëndësisë së bimëve mjekësore.

Këto trajnime janë të dobishme për të përballuar kërkesat në rritje si në sasi dhe në cilësi për bimët  mjekësore dhe  aromatike  në Kosovë të cilat janë një potencial i mirë për rritjen e mirëqenies së familjeve dhe fermerëve  në zonat rurale  dhe më gjerë.

Trajnimet janë mbajtur në  kuadër të projektit “Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit” të përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.

Këto trajnime janë mbajtur nga eksperti i institutit bujqësorë të biologjisë IBB nga Shqipëria profesor Enver Isufi, ndërsa gjatë 4 ditëve të trajnimeve të gjithë pjesëmarrësve u janë shpërndarë edhe materialet e trajnimit.

  
Për datat tentative të programit të dytë të trajnimit do të njoftohen pjesëmarrësit paraprakisht