en-US
 
  • Site
  • Web
Search

SESIONET INFORMUESE NË KUADËR TË PROJEKTIT DRC

IADK është mandatuar nga DRC-ja për zbatimin e komponentës bujqësore në kuadër të projektit "Përkrahja e Ndërmarrësisë Shoqërore dhe Promovimi i Fuqizimit Social-Ekonomik në Komunitetet Minoritare në Kosovë", projekt ky i përkrahur nga Agjencioni Suedez për Bashkëpunim në Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).

Me qëllim të informimit të komunitetit të komunes së Zvecanit në kuader të këtij projekti janë mbajtur sesione informuese:

1.  Më datë 25.02.2019 në ndërtesën e komunës së Zvecanit ku kanë marrë pjesë 44 pjesëmarrës, si dhe në qendrën per komunitete në fshatin Lipë/Kelmend ku kanë marrë pjesë 16 pjesemarrës.

Më datë 26.02.2019 në shkollat në e fshatrave Boletin dhe Zhazhë ku kanë marrë 31 pjesemarrës.
     

     

Në këto sesione pjesëmarrësit janë informuar për aktivitetet e kësaj komponente, zbatimi i skemave të përbashkëta të granteve bujqësore ku projekti do të synojë grupet e margjinalizuara dhe/ose të cenuara në komunën e Zveçanit dhe t'i mbështesë ata në identifikimin e iniciativave të përbashkëta rurale/bujqësore.


Gjatë tri viteve 2019-2021 të mbështetjes së granteve, projekti do të mbështesë sektorët potencial në bujqësi në komunën e Zveçanit.

Sektorët që do t’ju ipet priotitet janë si më poshtë:

·         Prodhimtaria e Perimeve

·         Pemë dhe Pemët e imta

·         Përpunimi i ushqimit