en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK MBAN TRAJNIME PRAKTIKE - KRASITJA DIMËRORE E PEMËVE

Nga data 12 - 20 Shkurt 2019, IADK ka mbajtur trajnime praktike për krasitjen dimërore tё pemёve në Komunat: Mitrovicё, Vushtrri, Drenas, Skenderaj dhe Kamenicё.  Nё kёto trajnime kanё marrё pjesё mbi 60 fermer tё cilёt merren me kultivimin e pemёve, dhe kanё shpreh interesim pёr pёrfitimin e njohurive nё krasitjen e pemёve, qё ёshtё njёra nga masat mё tё rёndёsishme agroteknike pёr arritjen e njё prodhimtarie tё suksesshme, si nga aspekti i sasisё ashtu edhe cilёsisё sё frutave.


     

Gjatё trajnimit pjesëmarrësit patën rastin tё marrin njohuri praktike rreth krasitjes dimërore për lloje tё ndryshme të pemëve. Ata janё informuar pёr rёndёsinё e krasitjes, e cila ndihmonë në rritjen e cilësisë sё frutave, garantonë prodhimtari maksimale, mundëson  qarkullim tё ajrit dhe rrezatim mё tё mirё tё diellit,  ka efekt të lart në mbrojtjen e pemëve nga sëmundjet & dëmtuesit, gjithashtu nё revitalizimin e pemëve te vjetra dhe ndikimin në lulëzim.