en-US
 
  • Site
  • Web
Search

PËRFUNDOJNË SESIONET INFORMUESE NË KUADËR TË PROJEKTIT “MBËSHTETJA E ZINXHIRIT TË VLERAVE TË BMA PËRMES KRIJIMIT TË PUNËSIMIT DHE VAZHDIMIT TË EKSPORTIT”

IADK është duke zbatuar  projektin “Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit”, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë.

Në kuadër të projektit janë organizuar gjithsej 10 sesione informuese në lidhje me objektivat, aktivitetet që do të ndërrmerren, fermerët që do të përkrahen dhe ndikimin që do ta këtë ky projekt. Në këto sesione informuese të pranishëm ishin gjithsej 226 pjesëmarrës duke përfshirë fermerë, përfaqësues të pikave grumbulluese, zyrtarë të komunave dhe zyrtarë të kompanisë AgroProduct.



Siç  jeni  njoftuar  nëpërmes  mjeteve  të  informimit  dhe  shpalljeve  të  vendosura  pranë komunave, IADK ka realizuar sesionet informuese në komunat e Vushtrri, Drenas, Malishevë, Rahovec, Istog, Prizren, Dragash, Viti, Kamenicë dhe Shtime.

     
Aplikuesit potencial janë njoftuar me kushtet e aplikimit, grantet që do të përkrahen, vlerën e grantit që do ta përfitojnë dhe trajnimet dhe keshillat profesionale që do t’i përfitojne nga ky projekt.

Gjatë këtyre sesioneve fermëret kanë pranuar përgjigjet në pyetjet e tyre nga Zenel Bunjaku Drejtor Ekzekutiv i IADK-së, dhe ekspertët e IADK-së.

Në fund të prezantimit janë shpërndarë dhe aplikacionet për fermerët e interesuar që të aplikojnë për grante.

Andaj ftojmë të fermerët e angazhuar në sektorin e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike sidomos në zonat rurale përmes shpërndarjes së granteve, dhe asistencës profesionale, me qëllim të krijimt të të ardhurave, përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe fuqizimit të sektorit.