en-US
 
  • Site
  • Web
Search


Ftohen fermerët nga Komuna e Ferizajt që të aplikojnë për përfitimin e laktofrizave.

Përshkrimi i projektit:

IADK  është duke zbatuar projektin Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës”  të financuar nga donatori BfdW nga Gjermania dhe të baskëfinancuar edhe nga Komuna e Ferizajt. Synimi i projektit eshtë  përmirësimi i gjendjes ekonomike të familjeve në zonat rurale përmes krijimit të mundësive për rritje të prodhimit  bujqësor. Në këtë aktivitet do të shpërndahen laktofriza për 5  fermer nga Komuna e Ferizajt.

Të drejtë aplikimi kanë:
- Fermerët nga Komuna e Ferizajt, të cilët nuk kanë përfituar  përkrahje tjetër më parë;
- Fermerët që kanë moshë nga 20-45 vjeç dhe fuçi punëtore për punë;
- Të kenë kapacitete prodhuese të qumështit/lopë qumështore;
- Përparësi do të kenë fermerët e zonave rurale;

Aplikacionet mund t’i merrni në zyrën e Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Ferizajt, ndërsa dorëzimi i aplikacionit me dokumentet e kërkuara duhet të bëhet  deri më 04.03.2019, në zyrën e Drejtorisё për Bujqësi, në Komunën e Ferizajt apo direkt në zyrat e IADK-së në fshatin Sfarçak i Ulët, nr.11, Vushtrri.