en-US
 
  • Site
  • Web
Search


Ftohen fermerët nga Komuna e Vushtrrisё dhe e Shtimes që të aplikojnë për përfitimin e serrave për kultivimin e perimeve.

Pëshkrimi i projektit:

IADK  është duke zbatuar projektin Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset ruraletë Kosovës”  të financuar nga donatori BfdW nga Gjermania dhe të baskëfinancuar edhe nga komunat e lartcekura. Synimi i projektit eshtë  përmirësimi i gjendjes ekonomike të familjeve në zonat rurale përmes krijimit të mundësive për rritje të prodhimit  bujqësor.

Në këtë aktivitet do të shpërndahen 10 serra (Vushtrri-6, Shtime -4) me konstruksion nga metali i galvanizuar me sipërfaqe prej 160 m², të cilat do të jenë të shoqëruara edhe me sistem të ujitjes pikë-pikë, foli të zezë dhe fidanë të perimeve.

Të drejtë aplikimi kanë:

- Fermerët nga Komuna e Vushtrrisё & Shtimes, të cilët nuk kanë përfituar serra apo përkrhje tjetër më parë;
- Fermerët që kanë moshë nga 20-45 vjeç dhe që kanë tokë dhe fuçi puntore për punë;
- Përparësi do të kenë fermerët e zonave rurale me gjendje më të dobët ekonomike;
- Tё jenё tё gatshёm pёr bashkёfinancim nё vlerё prej 590 euro, pas pёrzgjedhjes si pёrfitues i serrёs

Aplikacionet mund t’i merrni në zyrën e IADK-sё dhe nё Sektorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Shtimes,   ndërsa dorëzimi i aplikacionit me dokumentet e kërkuara duhet të bëhet  deri më 25.02.2019.