en-US
 
  • Site
  • Web
Search


Organizata “Iniciativa për zhvillimin e bujqësisë së Kosovës” IADK ka zbatuar projektin Edukimi dhe Konsolidimi i Fermerëve të Kosovës (ECoFK) nga  donatoret FCA - Finlanda, EED - Gjermania dhe CoS - Suedia.

Gjatë kësaj periudhe IADK ka perkrahur krijimin e bufeve ne komuna te ndryshme, ku njëra prej saj është krijuar në vitin 2014 në shkollën “Lumni Surdulli” fshati Samadrexhë, komuna e Vushtrrisë.  Në këtë bufe kanë qenë të punësuara 2 gra dhe për shkak të çështjeve personale nuk janë duke punuar më.

Andaj ftohen gratë e interesuara qё tё aplikojnё për angazhim në bufe. Në këtë bufe në fillim do të angazhohet një femër e cila duhet t’i plotësoj kriteret si më poshtë:
  • Tё jenё me moshё 18-55 vjeç dhe tё jenё nga Komuna e Vushtrrisë
  • Tё mos jenё nё mardhёnie pune, dhe tё jenё nё gjendje tё mirё shёndetёsore
  • Pёrparёsi do tё kenё gratё me gjendje jo tё mirё ekonomike nё zonat rurale, e sidomos ato qё janё nga vendbanimi apo afёr vendit ku ndodhet shkolla , e preferuar nga fshati Samadrexhë

Aplikimi duhet bërë në zyrat e IADK-së, me adresë fshati Sfaraçak i Ulët nr.11 Vushtrri . Andaj APLIKONI.

Konkursi është i hapur : nga 11/02/2019 deri 25/02/2019 dhe aplikimi mund të bëhet nga ora 08h-16h

PËR APLIKIM DUHEN KËTO DOKUMENTE :

Diplomë e shkollës së mesme
Certifikata të trajnimeve
Certifikata familjare
Dokument nga zyra e punësimit si punëkërkuese (e preferueshme)