en-US
 
  • Site
  • Web
Search

RËNDËSIA E JONXHËS NË TË USHQYERIT E KAFSHËVE

Jonxha është bishtajore shumëvjeçare dhe  një nga bimët foragjere  më të rëndësishme  ajo luan një rol të  rëndësishëm në ushqimin e kafshëve sidomos të  gjedheve për prodhimtari  të qumështit, po ashtu bënë përmirësimin e strukturës së tokë.

Vlera ekonomike dhe ushqyese e jonxhës është e shumë anshme në të ushqyerit e kafshëve, në gjendje të gjelbër dhe në formë të barit të thatë (sanës) përbën një ushqim shumë të vlefshëm  e me vlera të larta proteinike dhe energjetike për të gjitha llojet e kafshëve.

Prodhueshmëria e lartë e jonxhës aftësia e saj për tu ripërtërirë shpejt, prania e madhe e gjethe të pasura me  proteina dhe vitamina e bëjnë këtë bimë një foragjere të klasit të parë. E  vetmja  e  metë  që  paraqet  jonxha është se shkakton timpani (fryerje e stomakut) në gjedhët kur këto kullosin në jonxhishte në faza të hershme te bimës dhe kur ka shumë lagështi. Ajo mund të japë 4-5 kositje bile edhe më shumë brenda një viti.

Në aspekte morfologjike, Jonxha është një bishtajore me rrënjë boshtore shumë të fuqishme të pajisur me degëzime rrënjore anësore që mund të futet shumë thellë në tokë (3m dhe më shumë). Si gjithë bishtajoret e tjera rrënjët e jonxhës janë të pajisura me zhardhokëza, në të cilat rriten e zhvillohen azotobakteret e aftë për të përvetësuar azotin e lirë të ajrit.

Në kushte të përshtatshme klimatike dhe tokësore jonxha tejkalon 1m lartësi. Sana e jonxhës është sanë me vlerë më të lartë ushqyese nga  të  gjitha  llojet  tjera.  Sana  e  jonxhës mund të përgatitet nga bimët e kositura para lulëzimit,  në  lulëzim  dhe  pas  lulëzimit. Cilësi më të mirë të sanës së jonxhës fitojmë kur jonxha kositet në fazën formimit të sythave. Gjate terjes së sanës së jonxhës duhet pasur kujdes që mos të humbët vlera ushqyese. Sana e jonxhës karakterizohet me sasi më të larta të proteinave, kalciumit dhe karotinës duke e krahasuar me sanën e livadheve.
Përbërja kimike e sanës së jonxhës varron varësisht nga fenofaza e zhvillimit të jonxhës. Përmbajtja e proteinave sillet prej 10.8-20%,   e   celulozës   prej   19.8-35%, yndyrës prej 1.27-2.3%, e Ca prej 1.2-1.52%, e Fosforit prej 0.20-0.22%.
Përmbajtja e njësive ushqyese në sanën e jonxhës sillet prej 0.41-0.53 NjU. Të gjitha kafshët e konsumojnë me ëndje sanën e jonxhës, sidomos lopët qumështore. Gjedheve u jepet prej 3-14kg në ditë varësisht nga faza në të cilën gjendet.

Prandaj rekomandojmë të gjithë fermerët prodhues të qumështit që të mbjellin këtë bimë  ose t’i rrisin sipërfaqet ekzistuese sepse do të ju ndihmojë shumë duke rritur dukshëm sasinë e qumështit në fermat e tyre, sepse kur arrin të teret dhe të ruhet në mënyrë profesionale sana e jonxhës është një burim shumë i mirë i proteinave kur dihet se fermerët e kanë të vështirë të balancojnë në racion këtë përbërës.