en-US
 
  • Site
  • Web
Search


Organizata joqeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë  së Kosovës (IADK) është duke zbatuar  projektin “Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit”, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i qëndrueshmërisë së zinxhirit të vlerës për sektorin e bimëve mjekësore aromatike (BMA), përmirësimi i konsistencës në furnizimin dhe mbledhjen e BMA si dhe ngritja e kapaciteteve për pikat e grumbullimit të BMA dhe prodhuesit primar në konvertimin organik. Projekti do të mbështesë fermerët sidomos në zonat rurale përmes shpërndarjes së granteve, dhe asistencës profesionale, me qëllim të krijimt të të ardhurave dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike.

Shpërndarja e granteve do të bëhet me qëllim të ngritjes së kapaciteteve prodhuese me fokus të veçantë në sektorin e bimë mjekësore dhe aromatike.

Për informata më të hollësishme në lidhje me aktivitetet e projektit ftohen  fermerët që të marrin pjesë në sesionin informues për vitin 2019, që do të mbahet në vendet e komunave si më poshtë:

Plani i Sesioneve Informuese 2019

Nr.

Komuna

Vendi

Ora

Data

1

Vushtrri, Mitrovicë dhe Skenderaj

IADK

11:00

11.02.2019

2

Drenas

KK Drenas

14:00

11.02.2019

3

Malishevë

KK Malishevë

10:00

12.02.2019

4

Rahovec

KK Rahovec

13:00

12.02.2019

5

Istog

KK Istog

11:00

13.02.2019

6

Prizren

KK Prizren

11:00

14.02.2019

7

Dragash

KK Dragash

14:00

14.02.2019

8

Viti

Shtëpia e Kulturës Viti

10:00

15.02.2019

9

Kamenice

KK Kamenicë

14:00

15.02.2019