en-US
 
  • Site
  • Web
Search


IADK është aktualisht organizata e vetme dhe udhëheqëse në Kosovë, e cila është akredituar dhe ka të validuar programin e blegtorisë nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) në vitin 2015, në ofrimin e shërbimeve të trajnimit të arsimit joformal, përkatësisht në zhvillimin e sektorit të blegtorisë.

Duke parë nivelin e ulët të trajnimit profesional të të rinjve dhe fermerëve në Kosovë, IADK përmes këtij aktiviteti do të trajnojë fermerët mbi bazën e kurrikulave të miratuara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës. Pjesëmarrësit do të trajnohen në 14 module apo 230 orë të trajnimit teorik 30% dhe praktik 70% në nivel ferme që do të zgjasin 35 ditë. Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do të marrin titullin - Teknik i Blegtorisë i Nivelit të III.

Gjatë këtij viti IADK do të trajnojë një grup prej 15 fermerëve të Komunës së Vushtrrisë dhe Mitrovicës. Së paku 30 %  e kandidatëve është e preferuar të jenë të gjinisë femërore. Pjesa teorike e trajnimeve me fermerë do të mbahet në hapësirat e IADK-së, ndërsa pjesa praktike do të mbahet në fermat model të cilat janë të mbështetura nga IADK. Seancat e trajnimeve do të mbahen nga stafi i IADK-së që janë ekspertë në sektorin e blegtorisë.

Projekti do të mbulojë shpenzimet që lidhen me trajnimet (ushqimi, transporti deri në model fermë për mësimin praktik  , si dhe materialet mësimore dhe certifikimin).

Aplikacionet mund t’i merrni ne zyrat e IADK-së, ne Zyrën për Bujqësi dhe komunat  e Vushtrrisë  dhe Mitrovicës  apo t’i shkarkoni në linkun poshtë:

Shkarko aplikacionin këtu

Nxitoni të aplikoni sa më parë ngase numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.

Data e fundit për aplikim është 15.02.2019, ora 16:00.