en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK NËNSHKRUAN MARRËVESHJE BASHKËFINANCIMI ME KOMUNA

IADK ёshtё duke  zbatuar projektin Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës“ projekt trevjeçar (2017-2019), i përkrahur nga Donatori  Bread for the Word nga Gjermania. Ёshtё ky viti i tretё i realizimit tё kёtij projekti nё tё cilin pёr çdo fillim vit, IADK nёnshkruan marrёveshje bashkёfinancimi me komunat e pёrfshira nё projekt.

     
Nga data 24 Janar deri mё 05 Shkurt 2019, IADK ka nёnshkruar marrёveshje bashkёpunimi dhe bashkёfinancimi edhe pёr vitin 2019 me katёr komunat, si janё: Vushtrri, Mitrovicё, Shtime dhe Ferizaj.

Pёrmes projektit do tё pёrkrahen fermerёt, tё rinjёt, studentёt dhe grupet e grave,  me grante, trajnime profesionale, punё praktike dhe vizita tё ndryshme pёr shkёmbim tё eksperiencave nё fushёn e bujqёsisё dhe pёrpunimit tё ushqimit.

     

IADK vlerёson lartë gadishmёrinё e komunave pёr bashkёpunim dhe bashkёrealizim tё projekteve, tё cilat kanё ndikim nё ngritjen e kapaciteteve prodhuese, aftёsimin profesional tё fermerёve, grave dhe tё rinjёve, pastaj letёsimin pёr qasje nё tregun e punёs pёr studentёt pёrmes pёrkrahjes me punё praktike, dhe krijimin e kushteve pёr vet-punёsim.