Organizata joqeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) është duke zbatuar projektin “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjëve në sektorin e bujqësisë” .
Qëllimi i projektit është rritja e mundësisë për angazhimin e të rinjëve në tregun e punës përmes ngritjes së kapaciteteve të tyre profesionale. Duke ngritur njohuritë profesionale në aspektin teorik e sidomos në atë praktik, të rinjët do të kenë mundësi më të mëdha për t’u inkuadruar në tregun e punës apo për të shfrytëzuar dijen e tyre për vet-punsim në fermën e tyre.
Gjatë vitit 2019 do të zbatohen aktivitetet e projektit në komunat: Gjilan, Kamenicё, Rahovec, Pejё dhe Zubin Potok.
Në fokus të projektit do të jenë:
- të rinjët e zonave rurale të cilët nuk kanë mundur të vijojnë shkollimin e lartë,e që merren apo kanë potencial për t’u marrë me aktivitete bujqësore, dhe
- të rinjët që kanë përfunduar apo janë në përfundim të shkollimit të lartë në fushën e bujqësisë apo teknologjisë ushqimore.
Grupi i parë do të trajnohet për praktikat më të mira për prodhimin dhe përpunimin e prodhimeve bujqësore, ndërsa grupit të dytë do t’i mundësohet kryerja e praktikës profesionale në periudhë prej tre muajve.
Për informata më të hollësishme në lidhje me aktivitetet e projektit ftohen të rinjët dhe studentët e drejtimit të bujqësisë dhe teknologjisë ushqimore që të marrin pjesë në sesionet informues që do të mbahen sipas tablës vijuese:
Nr.
|
Komuna
|
Data e mbajtjes
|
Ora
|
Vendi i mbajtjes
|
1
|
Gjilan
|
05.02.2019
|
11:00
|
Salla e komunes
|
2
|
Kamenicё
|
06.02.2019
|
11:00
|
Salla e komunes
|
3
|
Rahovec
|
07.02.2019
|
11:00
|
Salla e komunes
|
4
|
Pejё
|
08.02.2019
|
11:00
|
Salla e komunes
|
5
|
Zubin Potok
|
12.02.2019
|
11:00
|
Shtёpia e kulturёs
|
“Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).