en-US
 
  • Site
  • Web
Search

VAZHDOJMË ME  MONITORIMIN DHE KËSHILLIMIN E PËRFITUESEVE

Pas shpërndarjes së granteve te përfituesit në 5 komunat ku ka shtrirje projekti “Përkrahja e fermerëve të vegjël me pajisje dhe promovimi i energjisë së ripërtërishme”  financuar nga Bread for the World  2018- 2019 , IADK  po vazhdon rregullisht me monitorimin e përfitueseve dhe këshillimin e tyre edhe këtë muaj.


Në kuadër të këtij aktiviteti janë vizituar fermerët përfitues të granteve dhe janë këshilluar varësisht nga sektori i bujqësisë ku kanë fituar grante , duke ju ndihmuar në ngritjen e njohurive për higjienën në ferma, balancimin e ushqimeve për kafshë, standardet e ndërtimit të shtallave, seleksionimin e kafshëve dhe remontin në shtalla, ruajtja e qumështit dhe ngritja e kualitetit dhe pastërtinë. Qëllimi i këtyre këshillave dhe granteve është që fermerët të jenë konkurrent në treg, të rrisin prodhimin dhe cilësinë e produkteve dhe të kenë një riprodhim dhe shtimin e numrit të kafshëve.

Përfituesit janë ndarë shumë të kënaqur me njohuritë që kanë marrë nga vizitat për monitorim dhe këshillim dhe janë shprehur të gatshëm t’i aplikojnë në fermat e tyre, dhe kanë kërkuar që edhe në të ardhmen të bashkëpunojnë me IADK për ngritjen e kapaciteteve të njohurive.