en-US
 
  • Site
  • Web
Search

SHPËRNDARJA E PAJISJEVE ESENCIALE PËR PUNË


Më 27 dhjetor 2018 në kuadër të projektit “Ngritja e kapacitete profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë”  është bërë shpërndarja e pajisjeve esenciale për grupet e të rinjve që kanë përfunduar trajnimet ne sektorin e përpunimit të qumështit dhe sektorin e përpunimit të pemёve.

Nё kёtё aktivitet janё pёrkrahur gjithёsejt 40  tё rinjё (vjaza), prej tё cilave nё sektorin e pёrpunimit tё pemёve dy grupe nga Podujeva dhe Istogu, si dhe nё sektorin e pёrpunimit tё qumёshtit po ashtu dy grupe nga Drenasi dhe Istogu.

     

IADK premton mbështetje edhe në të ardhmen për grupet e të rinjve, e sidomos për fuqizimin e gruas duke i mundësuar qasje më të lehtë në tregun e punës dhe lehtësi në ngritje të bizneseve të vogla. Për të rinjtë ka qenë një eksperiencë shumë e mirë dhe janë ndarë shumë të kënaqur ngase shumë prej tyre nuk kanë arritur ta vazhdojnë shkollimin e lartë.

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).