en-US
 
  • Site
  • Web
Search

MONITORIMI DHE KËSHILLIMI I 42 PËRFITUESEVE

Pas shpërndarjes te 42 granteve të përfituesit në pesë komunat ku ka shtrirje projekti “Përkrahja e fermerëve të vegjël me pajisje dhe promovimi i energjisë së ripërtërishme”  financuar nga Bread for the World  2018- 2019 , IADK  ka filluar me monitorimin e përfitueseve dhe këshillimin e tyre.

Në kuadër të këti aktiviteti janë vizituar fermerët përfitues te granteve dhe janë këshilluar varësisht nga sektori i bujqësisë ku kanë fituar grante , duke ju ndihmuar në ngritjen e njohurive  për higjienën në ferma, balancimin e ushqimeve për kafshë, seleksionimin e kafshëve dhe remontin në shtalla, ruajtja e qumështit dhe ngritja e kualitetit dhe pastertin.Qellimi i këtyre këshillave dhe granteve  është që fermerët te jenë konkurrentë në treg të rrisin prodhimin dhe cilësin e produkteve dhe të kenë një riprodhim dhe rritje të numrit të kafshëve.
 
     

Përfituesit janë ndarë shumë të kënaqur me njohuritë që kanë marre nga vizitat për monitorim dhe këshillim dhe janë shprehur të gatshëm t’i aplikojnë në fermat e tyre, dhe kanë kërkuar që edhe në të ardhmen të bashkëpunojnë me IADK-në për ngritjen e kapaciteteve të njohurive.