en-US
 
  • Site
  • Web
Search

FILLUAN VIZITAT NË TEREN PËR APLIKACIONET E GRANTEVE NË BUJQESI PËR PROJEKTIN E TË RIATDHESUARVE

Projekti "Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimeve profesionale” ka filluar me aktivitetet e para me mbajtjen e seancave informative në komunat Klinë, Drenas, Skënderaj, Rahovec dhe Malishevë.

Qëllimi i projektit është re integrimi i të kthyerve ne shoqëri përmes gjenerimit të të ardhurave dhe trajnimi i të rikthyerve dhe familjeve në zonat rurale përmes shpërndarjes së granteve në formë të të mirave materiale; si serra, pajisje mekanizëm dhe impute tjera sipas aplikacioneve dhe kërkesave.

  
     
Me pranim të aplikacioneve të para, përfaqësues të IADK-së dhe të komunave kemi filluar me vizitat në teren me qëllim të verifikimit të dhënave të pranuara.

Afati për aplikim fillimisht ka qenë deri më 07.12.2018 mirëpo është zgjatur deri në një afat të pacaktuar pas kërkesave të shumta të riatdhesuarve. Aplikimet po pranohen çdo ditë nga zyrtarët për rikthim dhe komunitete në komunat përkatëse.

Vizitat në teren do të vazhdojnë edhe në javët në vijim për shkak të rritjes së numrit të aplikuesve.