en-US
 
  • Site
  • Web
Search

SHPËRNDARJA E MEKANIZMIT BUJQËSOR TE PËRFITUESIT

IADK në kuadër të projektit  “Përkrahja e fermerëve të vegjël me pajisje dhe promovimi i energjisë së ripërtërishme”  financuar nga Bread for the World  2018- 2019 ka shpërndarë mekanizëm bujqësor për 10 përfituesit nga komunat Vushtrri, Mitrovicë, Skenderaj, Shtime dhe Zubin Potok.

Përfituesit nga këto komuna kanë pranuar mekanizëm bujqësorë  si moto kultivator dhe trina katër krahëshe. IADK do të mbikëqyrë furnizimin dhe shfrytëzimin racional të mekanizmit, duke i ndihmuar fermerët me asistencë profesionale, këshilla, trajnime për të ju ndihmuar fermerëve që mos të kenë probleme gjatë shfrytëzimit.
  

     
Fermerët janë ndarë shumë të kënaqur gjatë pranimit të mekanizmit dhe se janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë në të ardhmen me ekspertët e IADK-së për një prodhimtari më të qëndrueshme në sektorët e bujqësisë ku kanë fituar grant.