en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK  PËRFUNDON CERTIFIKIMIN E TË RINJËVE NË SEKTORIN E BUJQËSISË

Nga data 05-12 Dhjetor 2018 ёshtё pёrfunduar certifikimi i tё rinjёve qё janё trajnuar nё sektorin e bujqёsisё dhe pёrpunimit tё prodhimeve bujqёsore.

Trajnimi i tё rinjёve ёshtё bёrё në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë”, dhe gjatё kёtij viti 160 tё rinjё kanë përfituar njohuri për praktikat më të mira të kultivimit dhe përpunimit të prodhimeve bujqësore.

Me kёrkesё tё tё rinjёve IADK ka shpёrndarё certifikatat pёr aftёsimin profesional tё tё rinjёve nё fushat pёrkatёse tё trajnimit. Cerifikimi i tё rinjёve nga Istogu dhe Mitrovica ёshtё bёrё mё datё 05 Dhjetor 2018 nё IADK, ndёrsa mё 06, 07 dhe 12 Dhjetor 2018 ёshtё bёrё certifikimi i tё rinjёve nё Viti, Drenas dhe Podujevё.

     

Gjatё shpёrndarjes sё certifikatave pёrveç pёrfaqёsuesve tё IADK-sё kanё marrё pjesё edhe pёrfqaёsuesit nga Drejtoritё pёr bujqёsi tё komunave pёrkatёse, tё cilёt kanё falenderuar IADK-nё dhe donatorёt, qё kanё financuar kёtё projekt, si dhe kanё inkuarajuar tё rinjёt qё pёrvojat e fituara nё aspektin profesional t’i shfrytёzojnё nё sektorin e prodhimit apo tё pёrpunimit tё prodhimeve bujqёsore, si dhe tё mendojnё pёr iniciativa pёr hapje tё ndonjё biznesi tё vogёl familjar.

     

 “Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).”