en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK  PËRFUNDON TRAJNIMET ME TË RINJËT NË SEKTORIN E BUJQËSISË

IADK në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë”,  gjatë vitit 2018 ka mbajtur trajnime profesionale me grupe të të rinjëve në sektorët e ndryshëm të bujqësisë, si janë: blegtori, pemtari, perimtri, bimë mjekësore, dhe në sektorët e përpunimit të prodhimeve bujqësore, si janë: përpunimi i qumështit, përpunimi i pemëve, përpunimi i perimeve, përgatitja e ushqimit tradicional.

Aktivitet trajnuese janë organizuar në 5 komuna të ndryshme (Mitrovicë, Istog, Drenas, Viti dhe Podujevë), ku 160 të rinjë kanë përfituar njohuri për praktikat më të mira të kultivimit dhe përpunimit të prodhimeve bujqësore.

Me qëllim të posedimit të dëshmisë për përcjelljen e programeve trajnuese në fushat përkatëse të bujqësisë apo përpunimit të prodhimeve bujqësore, IADK ka vendosur të lëshoj certifikatat mbi aftësimin profesional të të rinjëve.

Mё 05 Dhjetor 2018 nё IADK ёshtё organizuar ceremonia e shpёrndarjes sё certifikatave pёr tё rinjёt e Komunёs sё  Isogut dhe Mitrovoicёs, nё tё cilёn kanё marrё pjesё edhe pёrfaqёsues tё dy drejtorive komunale pёr bujqёsi.

Me rsatin e shpёrndarjes sё certifikatave pёr tё rinjёt, drejtori ekzekutiv i IADK-sё z.Zenel Bunjaku, ka falenderuar pёrfaqёsuesit e komunave pёr bashkёpunimin e shkylqyer dhe pёrkrahjen e stafit tё IADK-sё gjatё organizimit dhe mbajtjes sё trajnimeve, derisa tё rinjёt i ka uruar pёr pёrfundimin e suksesshёm tё programeve trajnuese, duke i motivuar qё njohuritё e pёrfituara nga trajnimet, t’i shfrytёzojnё gjatё aktiviteteve tё tyre nё sektorёt pёrkatёs tё bujqёsisё apo pёrpunimit. Po ashtu u bёri thirrje qё tё pёrcjellin aktivitet e IADK-sё, ngase gjatё realizimit tё projekteve tё ndryshme, ata tё rinjё qё janё aftёsuar profesionalisht do tё kenё prioritet gjatё pёrzgjedhjes sё pёrfituesve.



Edhe drejtori i Drejtorisё pёr Bujqёsi nga Komuna e Mitrovices z.Ekrem Sadiku, dhe pёrfaqёsuesi i drejtorisё sё Bujqёsisё nga Komuna e Istogu z.Kushtrim Zogaj, kanё falenderuar IADK-nё pёr mbёshtetjen e fermerёve me projekte tё ndryshme, e sidomos pёr pёrkrahjen e tё rinjёve, pёr tё cilёt  ky aftёsim dhe certifikim, do tё hap shtigje tё reja dhe lehtёsoj qasjen e tyre nё grante tё ndryshme.

Nga grupet e tё rinjёve kanё folur Abetare Sutaj nga Istogu dhe Egzona Tahiri, tё cilat kanё falenderuar IADK-nё pёr pёrfshirje nё kёto programe trajnuese, dhe se kanё pёrfituar njё eksperiencё tё mirё nё fushta pёrkatёse tё kultivimit dhe pёrpunimit, tё cilat do tё ju munёsojnё pёr tё punuar nё mёnyrё profesionale sё pari nё ekonomit e tyre familjare, e pse jo edhe pёr tё marrё ndonjё iniciativё pёr tё ardhmen nё hapjen e ndonjё biznesi tё vogёl familjar.

     

Certifikimi i tё rinjёve do tё vazhdoj gjatё ditёve tё ardhёshme edhe nё Komunёn e Vitisё, Drenasit dhe Podujevёs.

“Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).”