en-US
 
  • Site
  • Web
Search

VIZITË STUDIMORE TË RINJTË QE KANË NDJEKUR TRAJNIMET NË SEKTORIN E PËRPUNIMIT TË QUMËSHTIT

Më 4 Dhjetor 2018 në kuadër të projektit “Ngritja e kapacitete profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë”  është organizuar vizita studimore  me pjesëmarrësit në kursin e trajnimit në sektorin e përpunimit të qumështit me qëllim që të ngritën njohuritë e të rinjve edhe më shumë në këtë sektor.




Vizita është bërë në pikën përpunuese të djathit të dhive në fshatin Kutlloc, ku pjesëmarrës në vizitë ishin gjithsej 20 të rinj. Përpos pikës përpunuese ata panë edhe fermën model te dhive të ngritur me ndihmën e IADK-së. Sot kjo fermë dhe kjo pikë përpunuese është një biznes i mirë dhe model familjar që siguron të ardhura të mjaftueshme për këtë familje.