en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK PËRFUNDON SHPËRNDARJEN E MEKANIZMIT BUJQËSOR PËR 33 PËRFITUESIT E PROJEKTIT TË BIMËVE MJEKËSORE DHE AROMATIKE

IADK në kuadër të projektit “Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit” përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë ka përfunduar shpërndarjen e motokultivatorëve për 33 përfitues.

Këto pajisje do të ndikojnë në lehtësimin e punëve dhe do të rrisin efikasitetin për kultivim te bimëve mjekësore dhe aromatike, po ashtu do të ua lehtësojnë edhe zgjerimin e fushave të kultivuara me bimë mjekësore dhe aromatike.

  

Objektivi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i qëndrueshmërisë së zinxhirit të vlerës për sektorin e bimeve mjekesore aromatike (BMA), përmirësimi i konsistencës në furnizimin dhe mbledhjen e BMA si dhe ngritja e kapaciteteve për pikat e grumbullimit të BMA dhe prodhuesit primar në konvertimin organik.

Projekti do të mbështesë fermerët sidomos në zonat rurale përmes shpërndarjes së granteve, dhe asistencës profesionale, me qëllim të krijimt të të ardhurave dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike.