en-US
 
  • Site
  • Web
Search

SHPËRNDARJA E MEKANIZMIT BUJQËSORE TE PËRFITUESIT

Në kuadër të projektit “Përkrahja e fermerëve të vegjël me pajisje dhe promovimi i energjisë së ripërtërishme”  financuar nga Bread for the World  2018 - 2019 është shpërndarë pjesa e parë mekanizmit bujqësor për përfituesit nga komunat Vushtrri, Skenderaj, Shtime , Zubin Potok, ndërsa do te vazhdojmë edhe me pjesën tjetër për të kompletuar pakon e granteve.

Përfituesit nga këto komuna kanë pranuar mekanizëm bujqësorë të nevojshëm për veprimtaritë e tyre si freza, spërkatëse, grabuja, pijatore, mbjellëse të misrit, shpërndarëse të plehut artificial.

IADK do të mbikëqyrë furnizimin dhe shfrytëzimin racional te mekanizmit, duke i ndihmuar fermerët me asistencë profesionale, këshilla, trajnime për të ju ndihmuar fermerëve që mos të kenë probleme gjatë shfrytëzimit.



     

Fermerët janë ndarë shumë të kënaqur gjatë pranimit të mekanizmit dhe se janë shprehur të gatshëm te bashkëpunojnë në të ardhmen me ekspertët e IADK-së për një prodhimtari më të qëndrueshme në sektorët e bujqësisë ku kanë fituar grant.