en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK ORGANIZON TRAJNIMIN SHTESË LIDHUR ME MSA-në SIPAS KËRKESËS NGA KOMUNA E SUHAREKËS

Në trajnim kanë marrë pjesë 27 pjesëmarres, zyrtarë të komunës, stafi i IADK-s, dogana dhe fermer nga sektor te ndryshëm te bujqësisë, ku fermerët u njoftuan për benefitet e MSA pastaj tarifat doganore të produkteve bujqësore, statistikat e eksportit te produkteve bujqësore , mundësitë e eksportimit etj.


Po ashtu  përfaqësuesi i doganës ka shpalosur të dhënat e Doganës mbi eksportin kundrejt MSA-së.Në takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës z,Bali Muharremaj, i cili e ka përshëndetur takimin dhe ka thënë se takime të tilla janë shumë të mirëpritura nga ne dhe se janë shumë produktive për fermerët në përgjithësi të Komunës sonë.