en-US
 
  • Site
  • Web
Search


Organizata joqeveritare ‘Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë  së Kosovës’ (IADK) është duke zbatuar  projektin "Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e  kapaciteteve përmes trajnimeve profesionale” në komunat: Rahovec, Malishevë, Drenas, Skenderaj, Klinë, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, i mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë.

Qëllimi i projektit është gjenerimi i të ardhurave dhe trajnimi i të rikthyerve dhe familjeve në zonat rurale përmes shpërndarjes së granteve në forme të të mirave materiale; si serra, pajisje mekanizem dhe impute tjera sipas aplikacioneve dhe kërkesave. 

Projekti përfshin edhe  dhe trajnimet profesionale, këshillimet direkte dhe vizitat studimore me qëllim të krijimit të të ardhurave të qëndrueshme dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike te perfituesve.

Nga përvoja e stafit te IADKsë ka disa sektorë fitimprurës që do të propozohen e diskutohen me aplikantet. Fokusi do të jetë në pemë, perime, përpunim të ushqimit dhe blegtori.

Për informata më të hollësishme në lidhje me aktivitetet e projektit ftohen të riatdhesuarit që të marrin pjesë në sesionet informuese që do të mbahen gjatë javës në sallat e komunave : Rahovec, Malishevë, Drenas, Skenderaj, Klinë, nga data  21-23  Nëntor 2018.

Orari i sesioneve informative nëpër komuna

Nr.

Komuna

Data

Koha

Salla

1

Skënderaj

21/11/2018

14:00

e kuvendit te komunës

2

Malishevë

22/11/2018

10:00

e kuvendit te komunës

3

Rahovec

22/11/2018

14:00

e kuvendit te komunës

4

Drenas

23/11/2018

10:00

e kuvendit të vjetër të komunës

5

Klinë

23/11/2018

14:00

e kuvendit të komunës