en-US
 
  • Site
  • Web
Search

VIZITË STUDIMORE ME PRAKTIKANTËT E IADK-SË

Më 15 Nëntor 2018 në kuadër të projektit “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës”  është organizuar vizita studimore  me studentët të cilëve IADK ju ka mundësuar praktikë 3 mujore me pagesë në organizata, kompani të ndryshme bujqësore dhe komuna. Vizita është organizuar me qëllim që studentët ti zgjerojnë njohuritë e tyre në sektorin e Bujqësisë dhe të njoftohen sa më shumë me tregun e punës së Kosovës.

Vizita u organizua në kompaninë ABI PROGRES në Prizren. Abi është një ndër kompanitë më të mëdha në Kosovë për përpunimin e qumështit dhe shumë produkteve tjera ushqimore.

 
     

Studentët u ndanë shumë të kënaqur me mundësitë që IADK po ju jep si ne kryerjen e praktikes po ashtu edhe ne pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme. Po ashtu studentët u njoftuan lidhur me cilësinë e produkteve, llojet e prodhimeve si dhe për sfidat që përballet industria e qumështit në Kosovë.