en-US
 
  • Site
  • Web
Search

PROMOVOHET PIKA PËRPUNUESE E PEMËVE DHE PERIMEVE NË FSHATIN PLESHINË, KOMUNA FERIZAJ

Në kuadër të projektit “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës” të financuar nga donatori Gjerman Bread for the World dhe zbatuar nga IADK, si pjesë e aktiviteteve të projektit është edhe ngritja e pikës përpunuese të pemëve dhe perimeve, gjegjësisht krijimi i biznesit të ri.

Pas përfundimit të 10 sesioneve të trajnimeve në përpunimin e pemëve dhe perimeve, 5 sesioneve të trajnimeve ekonomike dhe pas përfundimit të renovimit te hapësires dhe furnizimi i pikës me pajisje në fshatin Pleshinë komuna Ferizaj me pronare Lumturie Maloku, me datën 14.11.2018 është mbajtur ceremonia e promovimit të pikës përpunuese të pemëve dhe perimeve.  

     

Në ketë ceremoni kanë marrë pjesë Nënkryetari  i Komunës se Ferizajt Z. Naim Ferati, drejtori i drejtorisë se bujqësisë së komunës së Ferizajt Z.Burim Bajrami, Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Z. Zenel Bunjaku dhe përfaqësues të drejtorive nga komuna Ferizaj, gratë pjesëmarrëse në trajnime si dhe mysafirë të tjerë të ftuar.

Së pari fjalën e mori drejtori ekzekutiv i IADK-se Z. Zenel Bunjaku i cili theksoi se projekti përkrahi gratë në trajnimin e tyre në pemë dhe perimeve si dhe në aspektin ekonomik si dhe sot do të bëhet  promovimi i pikës përpunuese të pemëve dhe perimeve. Po ashtu falënderoj Komunën e Ferizajt për bashkëpunimin dhe gatishmërin në implementimin e projekteve të përbashkëta në këtë komunë.

Më pas fjalën e mori nënkryetari i komunës se Ferizajt i cili përgëzoi përfituesen e pikës përpunuese dhe ceki se ky është shembull i mire i punës ne bujqësi dhe se komuna do të vazhdojë perkrahjen e projekteve të tilla të cilat do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik.
  
     
Si shenjë falënderimi për hapjen e kësaj pike fjalën e mori edhe përfituesja e pajisjeve Z. Lumturie Maloku e cila falenderoi Komunën për mundësinë e dhënë, IADK për gjithë angazhimin dhe investimin në krijimin e pikës përpunuese, familjen për përkrahjen dhe gjithë personat e angazhuar në zhvillimin e këtij aktiviteti. Ajo poashtu theksoi se kjo pikë përpunuese nuk do t’i shërbej vetëm asaj por të gjitha grave të cilat janë të  interesuara të përpunojne produkte të ndryshme dhe t’i ndihmojnë familjet e tyre.


Në fund u shtrua një koktej me ushqime tradicioanle të përgatitura nga familja përfituese .