en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK NËNSHKRUAN MARRËVESHJET PËR BASHKËPUNIM (MpB) ME KOMUNAT : DRENAS, SKENDERAJ, MALISHEVË, RAHOVEC DHE KLINË

IADK ka filluar zbatimin e projektit ‘’Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e  kapaciteteve përmes trajnimeve profesionale” në komunat: Drenas, Skënderaj, Malishevë, Rahovec dhe Klinë përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, i mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë.

Me qëllim të zbatimit sa më korrekt të projektit dhe të arritjes së rezultateve më të mira te përfituesit, nga data 8 -13 Nëntor 2018 janë nëshkruar marrëveshjet për bashkëpunim (MpB) në mes të IADK-së dhe komunave ku do te ketë shtrirje projekti. 

     

Qëllimi i projektit është rritja e gjenerimit të të ardhurave si dhe edukimin e  të kthyerve dhe familjeve në zonat rurale. Projekti do të trajtojë papunësinë, duke synuar të riatdhesuarit, gratë, minoritetet dhe personat me aftësi të kufizuara.

Shpërndarja e granteve  në formë të të mirave materiale si serra, pajise mekanizem dhe imputeve tjera sipas apliacioneve do të bëhet me qëllim të ngritjes së kapaciteteve prodhuese në sektorë të ndryshëm të bujqësisë me fokus të veçantë në perimtari, pemtari, blegtori – bletari dhe përpunim të pemëve dhe perimeve.

     

Drejtor Ekzekutiv i IADK-së Z. Zenel Bunjaku ka nënshkruar MpB në  me pesë kryetarët e komunave : Z. Ramiz Lladrovci – Drenas, Z.Bekim Jashari - Skenderaj, Z. Smajl Latifi - Rahovec, Z. Ragip Begaj - Malishevë dhe Z. Zenun Elezaj - Klinë.

Drejtuesit e komunave në fjalë kanë falënderuar IADK-në dhe GIZ-in për mbështetjen e ofruar për fermerët, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm gjatë zbatimit të projektit.