en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK ORGANIZON VIZITËN STUDIMORE ME DY GRUPET E TË RINJVE

Mё 08 Nёntёr 2018 nё kuadёr tё projektit “Ngritja e kapaciteteve profesionale tё rinjeve nё sektorin e bujqёsisё’’ ёshtё organizur vizita studimore me pjesmarrёset qё kanё vijuar trajnimet nё sektorin e pёrpunimit tё pemёve, me qёllim  tё pёrfitimit tё pёrvojave tё reja nё kёtё sektor.

Vizita ёshtё bёrё nё Fshatin Izbicё tё Skënderajt, te pika pёrpunuese e pemёve te zonja Florije Hyseni, e cila merret me pёrpunimin e pemёve nё produkte tё ndryshme si janё: marmalada, xhem, reçel, pekmez, si dhe produkte tjera nga pёrpunimi i perimeve.

     

Nё kёtё vizitё kanё marrё pjesё grupi i vajzave nga Podujeve dhe Istogu, qё kanё pёrfunduar programin trajnues nё sektorin e pёrpunimit tё pemёve, tё cilat gjatё kёsaj vizite tё pikёs pёrpunuese kanё parё linjën e pajisjeve tё cilat pёrdoren nё procesin e pёrgatitjes sё lёndёs sё parё pёr pёrpunim dhe pajisjet tjera qё janё tё nevojshme gjatё procesit teknologjik tё pёrpunimit. Ato kanё marrё informacione shumё tё rёndёsishme nga pronarja e pikёs pёrpunuese pёr mёnyrёn e përpunimit te produkteve të ndryshme,  organizimit tё punёs, pёr rёndёsinё qё ka pёrzgjedhja e lёndёs sё parё pёr pёrpunim, kujdesin maksimal pёr mbajtjen e higjinёs sё objektit, pajisjeve dhe personelit gjatё punёs. Po ashtu ajo ka tёrhequr vёmendjen edhe pёr rёndёsinё e ambalazhimit dhe etiketimit tё produkteve, mёnyrёn e tregtimit, shfrytёzimin e panaireve pёr pёrfitim tё klientёve tё ri etj.

Nga kureshtja për të testuar produkte me shije të ndryshme disa pjesёmarrrёset kanë bërë blerjen e disa produkteve të pemëve dhe perimeve.

Pas pёrfundimit tё vizitёs dhe drekёs sё pёrbashkёt me tё dy grupet, ёshtё vizituar edhe IADK, me qёllim tё njohjes me stafin dhe punёn qё bёhet nё organizatёn tonё, nё pёrkrahjen e fermerёve, grave dhe tё rinjёve nё sektorin e bujqёsisё dhe zhvillimit rural, si  dhe pёr mundësinë e bashëpunimit dhe pёrkrahjes sё tё rinjёve në të ardhmen.



Vlenё tё theksohet se disa nga kёto tё reja, kanё filluar nё shtёpitё e tyre tё pёrgatisin produkte tё ndryshme nga pёrpunimi i pemёve, falё njohurive qё kanё pёrfituar gjatё trajnimeve, dhe se  janё motivur qё nё tё ardhmen tё hapin biznes familjar me prodhime vendore. 

Ky grant ёshtё financuar nga projekti ‘Pёrkrahja e Luksemburgut pёr Shoqёrinё Civile nё Kosovё’, financuar nga Qeveria e Dukatit tё Madh tё Lukjsemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar pёr Shoqёri Cilive (KCSF).