en-US
 
  • Site
  • Web
Search

NËNSHKIMI I KONTRATAVE ME 22 PËRFITUES NGA KOMUNA  E VUSHTRRISË

IADK është duke zbatuar projektin  “Përkrahja e fermerëve të vegjël me pajisje dhe promovimi i energjisë së ripërtërishme”  financuar nga Bread for the World  2018- 2019. Në kuadër të projektit për përfitimin e grantit kanë aplikuar 58 fermerë ku nga komuna e Vushtrri janë përzgjedhur 22 përfitues, me të cilët u nënshkruan kontratat. Në ceremoninë e nënshkrimit të konrateve morrën pjesë Drejtori Ekzekutiv i  IADK-së  z. Zenel Bujaku, kryetari i komunës se Vushtrrisë z. Xhafer Tahiri , dhe drejtori i bujqësisë z. Miran Halili.

Përfituesit që kanë fituar grantin  kanë qënë nga sektorë të ndryshëm të bujqësisë: Bletarë që kanë fituar pajisje për bletë, serra, mekanizëm bujqësor, dhe laktofriza për ruajtjen e qumështit.

     

IADK do të monitorojë furnizimin dhe shfrytëzimin racional të grantit, duke i ndihmuar fermerët me asistencë profesionale, këshilla, trajnime për të ju ndihmuar fermerëve që mos të kenë probleme gjatë shfrytëzimit.

Fermerët janë ndarë shumë të kënaqur me rastin e nënshkrimit të kontratave  për  grantin e fituar dhe se janë shprehur të gatshëm te bashkëpunojnë në të ardhmen me ekspertet e IADK-së për një prodhimtari me të qëndrueshme në sektorët e bujqësisë ku kanë fituar grant.