en-US
 
  • Site
  • Web
Search

 VIZITA STUDIMORE NË KOMUNEN E SHTIMËS  ME TRI GRUPET E GRAVE   NË BYFENË E SHKOLLËS FILLORE “EMIN DURAKU “ DHE NJËSINË PËR PRODHIMIN E  ËMBËLSIRAVE NË  SHTIME

Më 30 Tetor 2018 në kuadër të projektit “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të  Kosovës”, është organizuar vizita studimore për shkëmbim të eksperiencave në njësinë e prodhimit të ëmbëlsirave në Shtime  me tri grupet e grave të Vushtrrisë, Shtimes dhe Çabrës  të cilat kanë përfunduar trajnimet në modulin e ëmbëlsirave. Gjithsej ishin prezent 49 pjesëmarrës nga komunat Zubin Potok , Shtime  dhe Vushtrri.

Vizita është bërë në njëisinë e prodhimit te ëmbëlsirave në Shtime dhe në  byfenë e shkollës fillore “Emin Duraku” në Shtime, të dyja këto të përkrahura nga IADK.

Gjatë vizitës Zonja Xhevahire Mustafa   ka demonstruar para  grupit të grave gjithë procesin se si ajo punon me familje dhe si e menaxhon biznesin individual. Ajo  kishte 5 vite përvoj për përgatitjen e ëmbëlsirave dhe bakllavave tradicionale  së bashku me familje dhe gra te cilat i ka angazhuar gjatë sezones rreth 4-5 veta. Zonja Xhevahire ka vijuar trajnimin në IADK, është e certifikuar dhe është përkrahur me pajisje për ëmbëlsira.

Ajo ka të regjistruar edhe biznesin, pasi që janë pajisur me barkod për produktet dhe kanë pasur me të lehtë qasjen në markete të mëdha, ku tani e kanë të sigurt shitjen e produkteve por gjithsesi duke e ruajur cilësinë dhe kujdesin në higjienë gjatë punës. 


Pastaj ka prezantuar atyre llojet e produkteve të ëmbëlsirave  dhe mënyrën e përgatitjes të torteve të ndryshme, bakllavave , flia dhe petë të pjekura tradicionale si dhe rëndësinë që i kushton në ruajtjen e tyre.

Ajo ka motivuar  këto  grupe të grave  se si punohet me vullnet me familje, me qëllim të krijimit të të ardhurave dhe prodhimin e produkteve cilësore dhe të shëndetshme .

Me tri  grupet e grave  vizituam po ashtu byfenë në shkollën fillore “Emin Duraku“ në Shtime, grupi kanë pasur rastin ta shohin se si funksionon kjo byfe në përgatitjen e ushqimit të freskët për nxënësit.